Dështoi keq tek Liverpooli ndërsa tani karrierën do ta vazhdojë në Katar pas nuk u ftua në Euro 2024

Ish-lojtari i Liverpoolit, Luis Alberto, pritet që të bëjë transferimin befasues pasi nuk u ftua nga Spanja për Euro 2024.

Alberto momentalisht luan në Itali tek Lazio që nga viti 2016, por spanjolli kishte pasur një aventurë zhgënjyese tek Liverpooli pasi iu bashkua atyre në vitin 2013 nga Sevilla për shtatë milionë euro.

Ai kishte bërë vetëm nëntë paraqitje në Ligën Premier për Liverpoolin, gjatë tri viteve sa qëndroi në ‘Anfield’.

Pasi dështoi që të dëshmojë kualitetin në sezonin e tij të parë, Alberto u rikthye në Spanjë në formë huazimi, duke nënshkruar për Malagan aty ku bëri 15 paraqitje duke shënuar dy gola.

Alberto më pas bëri edhe një transferim tjetër në formë huazimi këtë herë tek Deportivo La Coruna aty ku pati sukses më shumë pasi në 29 ndeshje shënoi gjashtë gola.

Shkëlqimi i tij jashtë Anglisë bëri që ta fitojë largimin përfundimtar nga Liverpooli, duke u transferuar kështu tek Lazio aty ku u bë njëri prej mesfushorëve më të mirë në Serie A.

Pas tetë viteve në Romë, 31-vjeçari duket se do të ndërrojë sërish ambient pasi një raportim nga Fabrizio Romano bën me dije se ai do të transferohet në Katar.

“Ekipi nga Katari, Al Duhail, ka arritur marrëveshje mbi kushtet personale me Luis Alberton, kontrata dhe paga. Tani është në dorën e Lazios dhe Al Duhail që të gjejnë një marrëveshje lidhur me shumën pasi presidenti Lotito nuk ka qëllim që ta lejojë Luis Alberton të largohet falas”, ka shkruar Romano.

Përkundër faktit se ka qenë një lojtar kyç për Lazion, Alberto ka pasur vetëm një paraqitje për Spanjën dhe përsëri kësaj radhe është lënë jashtë nga përzgjedhësi De La Fuente për Euro 2024./Telegrafi/


Shtuar 28.05.2024 18:52

Tags: