Dëmtimi i rëndë i Federico Chiesas komplikon jo pak planet e Juventusit, i cili do të luajë pjesën tjetër të sezonit pa një nga lojtarët e saj më të mirë.
Lëvizja e parë te “Zonja e Vjetër” është bllokimi i shitjeve të Kulusevskit tek Sevilla dhe Moratas i cili kërkohet me ngulm nga Xavi te Barcelona.
Gjithësesi pozicioni i anësorit suedez ende mbetet i lëkundur pasi skuadra sheh disa opsione brenda skuadrës për të zëvendësuar Chiesan. Avancimi i Cuadrados para do të ishte një zgjidhje, apo edhe aktivizimi i Bernadeschit.
Drejtuesit kanë disa emra në listë, nga Berardi te Dembele, duke përfunduar me Martial. Secili prej këtyre 3 alternativave duket shumë i vështirë për t’u arritur. r.t/albeu.com