Gjatë intervistës para ndeshjes në Champions League midis Shakhtar-Inter, Mateo Darmian është përqëndruar tek grupi që ekipi ka.
“Ne jemi një grup shumë i mirë dhe me një vit e gjysmë e kam kuptuar këtë gjë. Nuk e them vetëm unë por të gjithë lojtarët që vijnë dhe ikin nga ky klub të njëjtën gjë mendojnë. Tek Inter jam mirëpritur shumë mirë, në fillimj ka qënë e vështirë të fitoja besimin e tifozëve sepse nuk isha një lojtar të cilët ata prisnin që drejtuesit të transferonin për t’i besuar krahun. Dëshira, vullneti dhe mbështetja e klubit më dha një besim të madh dhe në çdo ndeshje të mundshme kam dhënë maksimumin tim dhe më në fund, tifozët kanë besim tek unë tashmë.
Lojtari më i vështirë për t’u përballur në stërvitje? Lautaro Martinez sigurisht, shumë i ashpër në duel fizik por edhe shumë dinak. Ndërsa lojtari më i vështirë për t’u përballur ka qënë Hazard”, u shpreh anësori i Inter-it./h.ll/albeu.com