Lutfi Dalipi zbulon kontaktet nga Kosova e Shqipëria dhe arsyen pse vijon me Zvicrën U21

Lutfi Dalipi, futbollisti i Vaduzit, ka bërë të ditur se është kontaktuar si nga Kosova, ashtu edhe nga Shqipëria, por për momentin ka vendosur të vazhdojë angazhimin me ekipet U21 të Zvicrës.

Të lidhura

None found

Lojtari me origjinë nga Presheva është shndërruar në një prej emrave më të përfolur në futbollin zviceran, pas paraqitjeve mbresëlënëse me Vaduzin.

Gjatë kësaj periudhe, Dalipi ka realizuar tre gola dhe ka dhënë shtatë asistime. Ai pranon se nuk e kishte imagjinuar një ndikim të tillë kur u transferua në formë huazimi nga Young Boys te klubi zviceran.

“Po të më thoshin para fillimit të sezonit se do të arrija këtu, nuk do ta besoja. Është diçka e pabesueshme. Familja ime më ka mbështetur vazhdimisht, më motivon dhe është e pranishme në çdo ndeshje”.

Sipas tij, kalimi te Vaduz ishte zgjedhja e duhur, pasi gjithçka u zhvillua gradualisht dhe ai arriti të kontribuonte me gola e asistime.

“Kjo ishte rruga ideale për mua. Hap pas hapi u paraqita mirë, ndërsa më pas erdhën edhe golat dhe asistimet”.

Futbollisti ka treguar gjithashtu se dy federata kombëtare shqiptare kanë shfaqur interes për të. Megjithatë, ai dëshiron të vazhdojë zhvillimin te përfaqësuesja U21 e Zvicrës përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

“Më kanë kontaktuar Shqipëria dhe Kosova. Për momentin synoj të luaj me Zvicrën U21, ndërsa më vonë do ta shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Dua të vazhdoj të paraqitem mirë për Zvicrën U21. Jam ende i ri dhe nuk besoj se jam lojtari më i mirë në Zvicër vetëm sepse kam bërë debutimin. Duhet të ruaj qetësinë”, deklaroi Dalipi për “20min”.


sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomgoldenbahisbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş