Cristiano Ronaldo thuhet se do ta paguajë shtrenjtë intervistën e paautorizuar të dhënë gazetarit Pers Morgan.
Vetë Manchester United e ka bërë të qartë, edhe pa paralajmëruar masa konkrete, me një deklaratë zyrtare.
“Manchester United merr parasysh mbulimin mediatk në lidhje me intervistën e Cristiano Ronaldo. Klubi do të vlerësojë përgjigjen e tij pasi të jenë mbledhur të gjitha faktet. Synimi ynë mbetet të përgatitemi për gjysmën e dytë të sezonit dhe t’i japim vazhdimësi vrullit, bindjeve dhe bashkimit që po krijohet mes lojtarëve, drejtuesve, stafit dhe tifozëve”, thuhej në shënimin e klubit./h.ll/albeu.com
ℹ️ Club statement.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 14, 2022