CR7 i ecën ndaj Atl Madrid, a do kualifikojë sot Man United?

Gjithçka është e hapur për duelin e së martës mbrëma në Old Trafford, për ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, pas barazimit 1-1 në Madrid dhe Djajtë e Kuq po llogarisin te faktori Ronaldo.

Jo vetëm për rikthimin e frikshëm në skuadër në fundjavën që kaloi në ndeshjen me Tottenhamin, me një hat trick që e shpalli golashënuesin më të mirë të historisë së futbollit me (807 gola), por edhe për kurrikula që paraqet kundër Atletico: 25 gola (dhe katër hat-trick) dhe 9 asistime në 36 ndeshje, 31 për Real Madridin, 4 për Juventusin dhe një për Manchester United, raporton A Bola.

Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Diego Simeone është, në fakt, viktima e dytë më e madhe e serisë së golashënuesve të yllit portugez,  pas 27 golave ​​që Ronaldo shënoi kundër Sevillas në 18 ndeshje. /albeu.com/


Shtuar 15.03.2022 13:07