Partizani triumfon në Letoni ndaj Valmerias 1-2, në ndeshjen e parë të turit të 3-të të Conference League. Vendasit e nisën ndeshjen në sulm, duke provuar të zhbllokojnë ndeshjen me Ndoye. Në minutën e 20-të, Rrapaj kërkoi të zgjidhë vetë takimin, me një goditje nga distanca, por portierit Olses i mohoi golin.
Gustavo Silva ndëshkoi Partizanin me një të majtë të bukur në minutën e 27-të, duke dërguar tifozët në festë. Ekipi i Zoran Zekiç u zgjua në pjesën e dytë dhe krijoi menjëherë dy raste të pastra, por pa konkretizim.
Në minutën e 58-të, Tedi Cara riktheu edhe një herë llogaritë nga fillimi, pasi vendosi ekuilibrat në 1-1. Ky gol i dha shpresë skuadrës shqiptare për të marrë një rezultat pozitiv, pse jo edhe për të përmbysur sfidën.
Partizani kaloi në epërsi për herë të parë në këtë takim me Rrapaj, 15 minuta nga fundi. Goditje fantastike e tij, e pamundur për t’u ndalur nga portieri kundërshtar. Kështu, vëmendja e madhe është e fokusuar te akti i kthimit pas disa ditësh, ku në Shqipëri do vendoset skuadra që shkon në Play Off të Conference League.