Cili do dali golashënuesi i Euro 2020? Kompanitë e basteve publikojnë koeficentët

Teksa kanë mbetur vetëm 2 ditë nga starti i Kampionatit Europian, kompanitë e basteve kanë filluar të nxjerrin koeficientet për skuadrat triumfuese ose dhe për parashikime të tjera.

Një ndër parashikimet interesante është dhe cili do të jetë golashënuesi i kompeticionit.

Me emra si Lukaku, Kejn, Imobile, Depaj, Levandosvki, Mbape dhe Ronaldo pritet që gara për “Këpucën e Artë” të jetë e fortë këtë verë.

Kompanitë e basteve kanë favorizuar hapur sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, i cili kuotohet me vlerën 7 për të triumfuar si golashënues.

Pas tij renditet Mbape me koeficient triumfi 9. Më pas Herri Kejn me koeficient 11, Ronaldo me koeficient 12, Depaj me koeficient 16 ndërsa Imobile dhe Levandovski kuotohen me vlerën 20

Kuotat për golashënuesin më të mirë të Europianit

1-Romelu Lukaku          7

2-Kilian Mbape              9

3-Herri Kejn                   11

4-Kristiano Ronaldo       12

5-Memfi Depai               16

6-Robert Levandovski    20

7-Çiro Imobile                 20

8-Alvaro Morata              25

9-Timo Verner                 25

10-Burak Ilmaz                40


Shtuar 9.06.2021 20:02