Çiklisti ra në një humnerë 15 metra dhe vazhdoi garën (VIDEO)

Unë jam mirë, jam mirë. Më jep vetëm një biçikletë tjetër, tha një çiklist danez i cili fluturoi mbi një gardh betoni dhe përfundoi në një humnerë rreth 15 metra.

Danezi ishte shumë me fat sepse kaloi i padëmtuar dhe me gjithë rënien përfundoi në dhjetëshen e parë në fazën e dytë të garës.

– Unë jam mirë, jam mirë. Më jep vetëm një biçikletë tjetër tha çiklisti i guximshëm.

Pas garës, ai tha se ishte i lumtur që nuk ishte lënduar.

– Nëse ka ndonjë gjë të mirë në rënie, atëherë është adrenalina ajo që ju pushton. Nuk ndjeva asnjë dhimbje. Ndihem mirë, duhet të kem pasur me vete një engjëll mbrojtës. Isha shumë me fat përfundoi çiklisti danez. /albeu.com/


Shtuar 23.03.2022 19:18