Chelsea synon të sigurojë rreth 333 milionë euro nga shitja e katër yjeve

Pas angazhimit në përforcimin e skuadrës, Chelsea po përqendrohet te largimet dhe mund të përfitojë rreth 333 milionë euro nga shitja e katër futbollistëve deri në përfundim të afatit kalimtar.

Të lidhura

None found

Enzo Fernandez mund të largohet nëse ofrohen rreth 140 milionë euro, ndonëse Real Madridi e ka mohuar publikisht mundësinë e transferimit të tij.

Interesim nga Manchester City vazhdon të ketë për Malo Gusto, të cilin Chelsea e vlerëson rreth 88 milionë euro. Megjithatë, “Qytetarët” nuk janë të bindur që ta paguajnë shumën e kërkuar nga londinezët.

Nicolas Jackson, çmimi i të cilit është vendosur në rreth 76 milionë euro, synon të punojë përsëri me trajnerin Unai Emery, këtë herë tek Aston Villa.

Në listën e lojtarëve të disponueshëm ndodhet edhe Marc Guiu. Ai vlerësohet rreth 29 milionë euro dhe mund të largohet si përfundimisht, ashtu edhe nëpërmjet një huazimi.

Nga pesë shitjet e realizuara këtë verë, Chelsea ka siguruar tashmë rreth 182 milionë euro. Klubi pret gjithashtu të arkëtojë afërsisht 50 milionë euro nga klauzola që e detyron Aston Villan ta blejë Alejandro Garnachos.

Gjatë këtij afati kalimtar, “Blutë” kanë afruar 10 lojtarë. Në krye të listës qëndron Morgan Rogers, i cili u transferua për shumën rekord prej rreth 137 milionë eurosh.

Prioriteti i Chelseat tani janë shitjet, ndërsa drejtuesit duhet të marrin vendime për të ardhmen e disa futbollistëve përpara mbylljes së afatit kalimtar.


matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetmoon girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom