Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka deklaruar se tani vëmendja është në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Chelsea pësoi një disfatë të papritur në ndeshjen e fundit nga Aston Villa kur atyre iu duhej më së shumti një fitore.
Në fakt, “The Blues” rrezikonin që të mos kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve, por fati i tyre ishte që Tottenham Hotspur e mposhti Leicesterin në udhëtim duke ia bërë një favor rivalit të qytetit.
Tuchel vlerësoi se Chelsea tani nuk ka çfarë të pendohet, por se skuadra duhet të përmirësohet.
“Ne e arritëm objektivin, nuk ka çfarë të jemi pishman tani. Ishte vështirë ta arrinim këtë, ne e bëmë kështu që urime të gjithëve për paraqitjet”, tha ai.
“Ne jemi akoma një skuadër e re, akoma shumë lojtarë që luftojnë për trofeun e parë, që luftojnë për herë të parë në ndeshje të mëdha. Kjo është mënyra qe ne duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi. Ne e bëmë atë dhe do të shkojmë tani në Porto vetbesim”, shtoi ai.
“Sezoni ynë ishte kështu, ne kishim nevojë që të mbanim portën e paprekur dhe të përmirësoheshim në mbrojtje. Sot, morëm dy gola nga asgjë dhe e kishim të vështirë të ktheheshim”, tha Tuchel.
“Ishim me fat që Tottenhami e bëri dhe e përfundoi punën për ne sot. Ne kemi ardhur për të fituar dhe për të hequr dyshimet, por nuk ishte e mundur”, përfundoi Thomas Tuchel./