Chelsea, Potter: Javë fantastike, mezi pres të sfidoj Milanin

Graham Potter, trajneri i Chelsea, shprehet kështu pas fitores në Premier League për mikrofonat e “BBC Sport”.

“Emocionuese, ishte një javë fantastike. Nuk është e lehtë të luash të mërkurën dhe të shtunën. Ishte një paraqitje e fortë sot, veçanërisht në pjesën e parë. Ne duhej të prisnim pak në të dytën, por në përgjithësi e merituam fitoren.

Unë zgjedh formacionin e duhur për të provuar e për të gjetur fitoren. Ne duhet të përpiqemi të zgjedhim ekipin më të mirë për të bërë mirë. Në Chelsea gjeta diçka fantastike. Kemi luajtur dy ndeshje në Champions League. E para ishte e vështirë, nuk njihja ende lojtarët, por ky është futbolli.

Ky është futbolli, duhet të zgjedhësh vetëm 11 lojtarë nga 20, kështu që mund të ketë gjithmonë zhgënjime. Më e rëndësishme është mënyra se si reagon në grup. Kemi progres, kemi një ekip të mirë.

Të martën do të luajmë kundër Milanit, një ndeshje fantastike në San Siro, e pres me padurim”, është shprehur Potter./h.ll/albeu.com


Shtuar 8.10.2022 21:34