Chelsea ka pësuar humbje 1-0 në udhëtim te Middlesbrough në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup.
Blutë e dominuan pjesën e parë, ndërsa Cole Palmer ishte fytyra tragjike.
Talenti anglez nuk ia doli të shënonte tri herë kur ishte përballë me portierin, ndërsa vendasit i ndëshkuan ata.
Ishte minuta e 37-të kur Hayden Hackney u asistua prej Isaiah Jones për rezultatin 1-0.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga Chelsea, por gola nuk pati.
Armando Broja u inkuadrua në minutën e 63-të në vend të Enzo Fernandez, mirëpo pa arritur të lë gjurmë.
Në ndeshjen e dytë, Chelsea do të synojë që të përmbysë rezultatin dhe të kalojë në finale. /Telegrafi/