Chelsea heq dorë nga Ronaldo? Ekipi italian kërkon rikthimin e portugezit në Serie A

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo është i hapur ndaj idesë së rikthimit në Serie A të Italisë, ka raportuar “The Sun”.

Situata e tij e nderlikuar me klubin anglez nuk ka sjellë gjë tjetër përveç faktit se ai kërkon të largohet me çdo kusht nga United.

Sipas raportimeve të “The Sun”, Chelsea duket se ka hequr dorë nga CR7 pasi interesohet për portugezin e Milanit, Rafael Leao. Kështu, nga ana tjetër thuhet se Napoli është i gatshëm të bëjë një lëvizje të madhe për të rikthyer Ronaldon në Itali./h.ll/albeu.com


Shtuar 25.10.2022 11:54