Champions League, Chelsea kërkon mrekullinë përballë Real Madrit

Për të tretin vit radhazi fati nuk i ka “buzëqeshur” aspak “bluve” të Chelsea, të cilët sërish ndeshen në fazën e play-off të UEFA Champions League, me “pronarët” e kompeticionit, spanjollët e Real Madrid dhe duke parë formën aktuale dhe situatën në klubin londinez, këtë vit duket se përballë furisë së “los blancos”, “ishullorët” nuk pritet të bëjnë ndonjë “mrekulli”.

Mirëpo, kohët kanë treguar se Champions League është plot surpriza e teksa kujtojmë dy triumfet e fundit të “bluve” në Evropë, kuptojmë se në dyja rastet djemtë e Todd Boehly, asokohe President i Chelsea ishte Roman Abramovich, e kanë triumfuar “veshllapushen” vetëm kur trajneri është ndërruar në mesin e sezonit.

I pari që i dha triumfin në Evropë ishte tekniku italian Roberto Di Matteo, një ish-lojtar i Chelsea, ashtu i Lampard, i cili u pozicionua në krye të pankinës së “bluve”, më 4 mars të vitit 2012 e vetëm 2 muaj e gjysëm më vonë mundën në finalen “bavarezët” e Bayern Munich pas gjuajtjes së penalltive.

Pas Di Matteos, tekniku i dytë që do të bëntë “magji” me “blutë” në mesin e sezonit ishte gjermani Thomas Tuchel, i cili zëvendësoi pikërisht teknikun aktual, Frank Lampard pas rezultateve zhgënjyese. Në rastin e Tuchel gjermani iu “fal” performancave fantastike të Havertz, Kante e Timo Ëerner, teksa vetëm 5 muaj në drejtimin e “bluve” arriti të mundte plot 3 herë në përballje direkte teknikun e Manchester City, Pep Guardiola, rezultat ky që nuk arrihet nga shumë persona, duke i mundur “qytetarët” dhe në të vetme finale Lige Kampionësh që ata kanë, në vitin 2021, me ndeshjen që përfundoi me fitoren minimale 0 me 1 të “bluve” falë golit të Kai Havertz.

Në dy rastet e para ekipi ishte i mbushur me “yje” e “talentë” si Drogba, Lampard, Ashley Cole, Peter Cech e David Luiz në rastin e Di Matteos dhe Ëerner, Havertz, Mount, Kante, Reece James, Jorginho e Rudiger në rastin e Tuchel. Mirëpo, edhe pse disa lojtarë janë ende pjesë e “organikës” së Chelsea sërish duket se diçka nuk shkon.

Ish-tekniku Graham Potter, i cili udhëhoqi “blutë”, pas blerjes së klubit nga manjati amerikan Todd Boehly, nga fillimi i këtij sezoni e deri ne fund të muajit mars e la klubin në gjendje të mjerueshme. Lojtarë të pamotivuar, talente të çuar dëm e lojtarë të shitur pa asnjë arse. Kështu Frank Lampard ka tashmë një “detyrë” të vërtet në dorë, me klubin që në Premier League renditet në vendin e 11-të dhe ka dalë jashtë çdo gare në Angli, me ndeshjen e “fundit” të rëndësishme këtë sezon që do të jetë ajo e mbrëmjes së sotme përballë “galaktikëve” të Real Madrid.

Tekniku pret me shumë mungesa djemtë e Ancelottit në “Stamford Bridge”. Coulibaly është jashtë, Chilëell gjithashtu pas daljes nga fusha e lojës me karton të kuq ndeshjen e kaluar. Lampard do të shpresojë te eksperianca  dhe talenti i Thiago Silva, N’Golo Kante, Kai Havertz e Reece James, lojtarë të cilët ishin pjesë e organikës së “bluve” në finalen e madhe të vitit 2021. Tekniku 44-vjeçar ka mundësinë të shfrytëzojë dhe talentin e Joao Felix, Mykhailo Mudryk e Ëesley Fofana, lojtarë këta që mund të bëjnë diferencën në fushën e lojës.

Përsa i përket formacionit, tekniku Frank Lampard mendohet se do t’i rreshtojë të tijët me formacion 4-3-3, ku në portë si zakonisht do të vendoset spanjolli Kepa. Në mbrojtjen me katër pritet që krahët të mbulohen nga Cucurella e Reece James, ndërsa në qendër do të vendosen Fofana e Thiago Silva. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë do i besohet treshes Kante-Kovacic-Enzo Fernandez, me francez që pritet të jetë më i tërhequr ndërsa Kovacic të marrë rolin e liderit. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit pritet të plotësohet nga Sterling, Joao Felix e Mykhailo Mudryk, me gjermanin Kai Havertz, që nuk dihet ende nëse do të luajë apo jo.

Përsa i përket “galaktikëtve”, Real Madrid është duke kaluar sërish një sezon fantastik, edhe pse dështuan të triumfojnë në Superkupën e Spanjës dhe Kampionat, me të dy kompeticionet që u fituan nga rivalët historik të “los blancos”, Barcelona. Mirëpo, sezoni ende nuk ka mbaruar e pas triumfit në Botërorin e Klubeve, tashmë madrilenët synojnë triumfin në Kupën e Spanjës në finalen e madhë përballë Osasuna, si dhe kërkojnë “veshllapushen” e 15-të në historinë e klubit, në mënyrë që të thellojnë edhe më shumë dominancën e tyre në historinë e futbollit evropian.

Me një teknik si Carlo Ancelotti në krye të pankinës gjithçka është e mundur, shtuar këtu një “bomber” si Karim Benzema, një anësor “shpërthyes” si Vinicius Junior e “arkitektët” e mesfushës Luka Modric e Toni Kroos e bëjnë Realin ndër ekipet më të fuqishme në historinë e futbollit evropian. Mirëpo, nuk janë vetëm kaq. Në portë një super Thibaut Courtois, i cili mbrohet nga Rudiger e Militao vetëm sa ulin mundësitë e “bluve” të Chelsea për të arritur “mrekullinë” e shumë kërkuar në Champions.

“Galaktikët” nisen komod drejt “Stamford Bridge” me ndeshjen e parë të fituar me rezultatin 2 me 0, teksa në Angli kërkojnë minimalja një barazim në mënyrë për të vazhduar në raundin e radhës e pse jo të aspirojnë për një tjetër titull kampion në Evropë. Madrilenëve i buzëqeshin gjithashtu dhe statistikat, teksa në 8 përballjet në historinë mes klubeve, Chelsea ka fituar 3 herë, 1 ndeshje është mbyllur në barazimin 1 me 1, ndërsa 4 herë fundi i 90 minutave ka nxjerrë fitues 14 herë kampionët e Champions League.

Përsa i përket formacionit të “galaktikëve”, tekniku Carlo Ancelotti pritet të hedhë gjithashtu me formulën 4-3-3, ku si “gardian” i portës madrilene nuk ka si të mungojë shtatlarti belg, Thibaut Courtois. Në krahët e mbrojtjës pritet të vendosen Camavinga e Dani Carvajal, ndërsa si qendërmbrojtësa do të luajnë, Eder Militao e Antonio Rudiger. Mesfusha përbëhet nga lojtarë “klasi”, ku nuk mungojnë as “emblemat” e klubit, Luka Modric e Toni Kroos, me këta dy të fundit që shoqërohen nga Fede Valverde. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit do të përbëhet nga Vinicius Junior, Karim Benzema e Rodrygo, të cilët nuk para zhgënjejnë teknikun Ancelotti, sidomos kur bëhet fjalë për UEFA Champions League.

Tashmë nuk mbetet asgjë tjetër, veçse për të pritur orën 21:00 aty ku italiani Daniele Orsato do të startojë përballjen “e nxehtë” të “Stamford Bridge”, përballje nga ku do të mësohet gjysmë-finalisti i parë i UEFA Champions League për sezonin 2022-2023.


Shtuar 18.04.2023 19:31