Në sfidën e djeshme midis Lazio-Inter, ku vendasit fituan me rezultatin 3-1 midis polemikave, ndodhi diçka e papritur pak sekonda pasi kishte mbaruar sfida.
Lojtarët po shkonin në drejtim të dhomave të zhveshjes kur Luiz Felipe vrapon tek ish-shoku i ekipit të tij Correa dhe i hidhet mbi shpinë duke fituar fitoren e Lazios njësoj sikur të ishin përsëri shokë ekipi.
Lojtarët e Inter-it janë irrituar përsëri dhe kanë shkuar me vrap tek Luiz Felipe por ky i fundit është larguar.
Ndërkohë arbitri kishte parë komplet skenën dhe kështu e ndëshkon mbrojtësin e Lazios me kartonin e kuq.
Kujtojmë se “ngacmimet” filluan që pas golit të dytë të Lazios kur sipas skuadrës mike ishte i parregullt sepse Dimarco ishte i dëmtuar dhe ekipi I Lazios nuk zbatoi “Fair Play”. /albeu.com
He was joking with his friend ?pic.twitter.com/S2mr7ouuLk
— نَص تكتيكي (@tactext) October 16, 2021