Ish-sulmuesi italian Antonio Cassano ka dhënë disa deklarata për Il XIX Secolo, mbi disa tema të futbollit italian dhe ndërkombëtar.
“Shikoj shumë pak ndeshje. Barcelona-n nëse luan Messi, City-n e Guardiola-s, sepse ka gjithmonë diçka për të mësuar dhe Leeds-in e Loco Bielsa-s, sepse e adhuroj”, ka thënë Cassano.
“Ndërsa, në Serinë A shikoj Atalanta-n sepse është fantastike dhe Gasperini është unik. Ofron një futboll spektakolar, të pabesueshëm, me futbollistë mesatarë”.
“Në Serinë A më pëlqejnë vetëm dy lojtarë: Ilicic dhe Insigne”.