Ish-futbollisti i kombëtares së Italisë dhe Juventusit, Fabio Cannavaro ka dhënë së fundmi një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku foli për futbollin italian, të cilin e vlerësoi si më të dobëtin për momentin në Europë.
” Më vjen keq, por futbolli jonë është kthyer në më të keqin e Europës. Edhe MLS në Amerikë është më i organizuar, për infrastrukturë.
Kanë të bëjnë edhe zgjedhjet e klubeve teksa zgjedhin të afrojnë lojtarë të vjetër dhe të mos iu besojnë të rinjve. Loja është varfëruar dhe kampionati bëhet më pak tërheqës, edhe pse ne jemi të bindur se taktikisht jemi më të mirët.
Por, elementët që të japin shpresë në një rilindje janë. Në aspektin e lojës kemi një kombëtare të bukur, moderne për konceptet e futbollit. E aftë të të imponohet pa pasur kurrë frikë. Edhe pse kanë bërë vetëm ndeshje kualifikuese, sërish jam i bindur se mund të jenë protagonist në Europian apo Botëror”, u shpreh Cannavaro