Canizares kritikon Realin për vonimin me Vinicius: E detyruar ta shesë tani

Ish-portieri i Real Madridit, Santi Canizares, ka shpërthyer ndaj klubit për trajtimin që po i bën procesit të zgjatjes së kontratës së Vinicius Junior.

Të lidhura

None found

Sulmuesi brazilian ka marrëveshje deri në verën e vitit 2027, por palët ende nuk kanë gjetur akord për ta vazhduar bashkëpunimin.

Raportimet për interesimin e Arsenalit dhe lëvizjet e mundshme për Yan Diomande kanë rritur pasigurinë mbi qëndrimin e tij në Santiago Bernabeu.

Gjatë një diskutimi në programin Tiempo de Juego të Cadena COPE, ish-gardiani i famshëm theksoi se drejtuesit duhet ta kishin mbyllur këtë çështje që më parë.

“Reali është vonuar në çdo aspekt. Nëse është e saktë që kontrata nuk është firmosur, atëherë klubi spanjoll është i detyruar ta nxjerrë në shitje”, u shpreh Canizares.

Ai tërhoqi vëmendjen edhe për goditjen e rëndë ekonomike që do të pësonte klubi nëse ylli brazilian largohej pa pagesë.

“Është e papranueshme të braktisësh mbi 100 milionë euro duke e lënë futbollistin të përfundojë marrëveshjen. Ky do të ishte një gabim i pafalshëm menaxhimi”, shtoi ai.

Megjithatë, Canizares mbetet i mendimit se gjithë kjo bujë mediatike nuk tregon medoemos se Vinicius është pranë lamtumirës.

“Kur vëmendja rreth një lojtari rritet, shanset që ai të ikë janë më të pakta”, përfundoi ish-portieri.


holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişAnkara EscortGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetmeritbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom