Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi te mbështetja e Zagrebit për integrimin e Shqipërisë në BE

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, në një takim ku u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Gjatë bisedës, të dy palët vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë, si edhe mbështetjen e vazhdueshme që Zagrebi i jep procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Në fokus të takimit ishin edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, mbrojtja, energjia, infrastruktura dhe turizmi.

Kreu i shtetit, falenderoi Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare gjatë rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, Begaj theksoi se kjo mbështetje mbetet një element i rëndësishëm për përparimin e procesit integrues.

Nga ana e tij, ministri kroat rikonfirmoi gatishmërinë e vendit të tij për të vijuar mbështetjen ndaj Shqipërisë në çdo aspekt të procesit të anëtarësimit në BE.

Presidenti Begaj, shprehu gjithashtu mirënjohjen për qëndrimin e Kroacisë në mbështetje të Kosovës, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes dy vendeve është i rëndësishëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.


holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişAnkara EscortGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetmeritbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom