Në një intervistë me “S Sport”, Çalhanoglu ka folur rreth kalimit të tij nga Milan tek Inter.
“Kohët e fundit te Milan nuk po gjeja dëshirën e duhur për të luajtur, po më dukej vetja i tepërt në ekip. Inzaghi më kërkoi me ngulm tek Inter dhe unë nuk e mendova dy herë transferimin tim për te klubi zikaltër. Tek Inter gjeta një familje të madhe dhe një grup shumë të mirë profesionistësh. Dua ta falënderoj Inzaghin sepse më “ringjalli” dhe tani jam në formën time më të mirë.
Në derbi ishte një emocion i madh pasi po ndeshesha ndaj ish-ekipit tim. Tifozët e Milan-it nuk më pritën ngrohtë. Te penalltia gjuajtësi kryesor ishte Lautaro, por ai ma dha mua topin në dorë për të goditur. Shënova dhe u drejtova nga milanistat për t’i thënë se unë jam “ringjallur”. Interi është më i mirë se Milani dhe për këtë gjë nuk kam dyshime.
Në fillim ishte e vështirë të ambientohesha me skemën e Inter-it. Pasi u përshtata në mënyrën më të mirë të mundshme, u bëra i aftë të ndihmojë ekipin tim me gola dhe asistime”, kështu është shprehur fantazisti turk, Çalhanoglu./ h.ll/albeu.com