Armando Broja nuk ia doli të kontribuonte për Shqipërinë në ndeshjen me Anglinë dhe nuk do të jetë as sonte kundër Andorrës.
Sulmuesi i Shqipërisë, i cili është edhe pjesë e Southampton në Premier League, para ndeshjes ka publikuar një mesazh mbështetës për futbollistët e kombëtares dhe ka diçka edhe për tifozët.
“I uroj çunave suksese sonte. Një urim të veçantë e kam për të gjithë tifozët kuqezi për mbështetjen e madhe që na jepni gjithmonë të luftojmë për flamurin tonë! Ne jemi kuqezi, ne jemi Shqipëria! Forca!”, shkruan Broja në postimin e tij në “Insta Story”.