Broja është “i tepërt”, ja lista e lojtarëve që duhet të largohen nga “Stamford Bridge” brenda 31 gushtit

Në epokën e Tod Boehly Chelsea ka shpenzuar plot 1.5 miliardë stërlina ndërsa tani shtypi britanik rrëfen se në “Stanford Brodge” kanë nisur shitjet.

Sipas tabloidëve Chelsea kërkon së paku 205 milionë stërlina nga shitja e 9 lojtarëve. Në këtë listë bën edhe pjesë edhe Armando Broja, i cili në këtë listë ka një çmim shumë herë më të vogël nga pretendimet e klubit vetëm pak muaj më parë.

Për shqiptarin është interesuar Shtytgarti pasi është në kërkim të një zëvendësuesi të Serhou Guirassy.

Lista e lojtarëve në shitje:

K.Arrizabalaga 10 mln stërlina
T.Chalobah 23 mln stërlina
B.Chilwell 20 mln stërlina
C.Chukwuemeka 30 mln stërlina
C.Gallager 35 mln stërlina
R.Sterling 30 mln stërlina
A.Broja 10 mln stërlina
R.Lukaku 30 mln stërlina
D.Fofana 15 mln stërlina


Shtuar 13.08.2024 12:30