Brenda pritshmërive, Guardiola  i “dashuruar” me Erling Haaland

Trajneri i Manchester City-t është i “dashuruar” me atë që i kishte munguar prej disa sezonesh, qendërsulmuesin Erling Haaland.

Norvegjezi kaloi te “citizens” gjatë kësaj merkatoje nga Dortmundi për vetëm 60 milion euro.

Të lidhura

None found

Në katër ndeshje deri më tani me skuadrën e re, ai ka shënuar gjashtë gola dhe kjo ka bërë që  drejtuesit e klubit, me në krye Guardiolën të “dashurohen” me të.

“Ajo që është e rëndësishme është se ai është një djalë i dashur, me këmbë në tokë. Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nuk janë vetëm golat, por edhe sa i lumtur është ai.

Unë shoh sjelljen e tij dhe gjuhën e tij të trupit. Ju i kushtoni vëmendje gjuhës së trupit të lojtarëve dhe ai është gjithmonë në pozicionin e duhur”, u shpreh katalanasi./albeu.com