Brazili vazhdon me fitore në kualifikimet për Kupën e Botës.
Skuadra e drejtuar nga Tite mposhti Paraguayin me rezultat 0-2.
Golat për Brazilin i shënuan Neymar në minutën e katërt dhe Paqueta në minutat shtesë të ndeshjes.
Kolumbia ka përmbysur Argjentinën edhe pse skuadra e kapitenit Messi ishte në avantazh të dyfishtë në fillim të ndeshjes.
Romero në minutën e 4 dhe Paredes në minutën e 8 ishin realizator të golave për Argjentinën.
Golat për Kolumbinë i shënuan Muriel në minutën e 51 dhe Borja në minutat shtesë.
Brazili kryeson grupin me 18 pikë derisa Argjentina është e dyta me 12 pikë.