Zbehen shanset e Shqipërisë për të parë Brajan Grudën të veshur kuqezi.
Talenti shqiptar është ftuar së fundmi nga trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman që të stërvitet me skuadrën që do të marrë pjesë në Euro 2024.
Talenti i Mainz është pjesë e përfaqësueses gjermane të 21-vjeçarëve, por është monitoruar dhe nga përfaqësuesja kuqezi.
Gjithsesi, kjo lëvizje e fundit duket se i ka zbehur së tepërmi mundësitë për të vëshur fanellën e Shqipërisë.
Gruda do të stërvitet me Gjermaninë deri të premten e ardhshme, së bashku me Roko Raitz, si zgjedhje e trajnerit Nagelsman për dy të rinj premtues.