Bomba nga Spanja, Hazard do të operohet dhe rrezikon “EURO 2020”

Lajme aspak të mira nga Real Madridi, për sulmuesin që aq shumë pritej, Eden Hazard.

Pas u rikthye në ndeshjen ndaj Elche, belgu pësoi një dëmtim tjetër, e cili sa duket do të jetë edhe një nga më të rëndit.

Sidoqoftë, sipas Marca, Real Madrid është duke konsideruar ta operojë lojtarin dhe të gjejë zgjidhje për lëndimet e tij të shpeshta në gju.

Lojtari asnjëherë nuk ka qenë i rehatshëm që nga operimi i fundit dhe vazhdimisht ka ndjerë dhimbje në gju, kurse dhimbja veq është bërë më e vështirë në javët e fundit.

Operacioni shihet si opsion i vetëm i mbetur. Në rast që vërtetë Hazard operohet, atëherë do humbas tërë sezonin, si dhe rrezikon Evropianin me Belgjikën.

Vendimi përfundimtar mbetet të shihet në ditët në vijim. /albeu.com/


Shtuar 16.03.2021 08:28