Belgjika do të jetë pa dy titullarët e mesfushës në ndeshjen ndaj Rusisë

Axel Witsel dhe Kevin De Bruyne do të mungojnë në ndeshjen e parë të Belgjikës.

Belgjika do të ndeshet nesër me Rusinë në ndeshjen e parë të saj në kuadër të “Euro 2020”.

Mirëpo, belgët do të duhet të hyjnë në këtë takim pa dy mesfushorët kryesorë.

Fjala bëhet për Axel Witsel dhe Kevin De Bruyne, të dy të lënduar por që janë gati për t’u rikuperuar.

Dyshja me gjasë do të kthehen në ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës.


Shtuar 11.06.2021 13:32