Bayern ka zgjatur kontratën me sulmuesin e ri, Arijon Ibrahimović, deri në vitin 2025. 17-vjeçari u transferua te bavarezët në vitin 2018 dhe u përfshi në ekipin e parë javën e kaluar.
Edhe pse ka mbiemrin e njëjtë me gjigantin suedez, Zlatan Ibrahimovic, nuk ka asnjë lidhje me të. Ai i ka prindërit e origjinë nga Kosova dhe ka lindur në Nuermberg më 11 dhjetor 2005.
Hasan Salihamidžić, anëtar i bordit sportiv të Bayernit, deklaroi: “Ne jemi shumë të lumtur që kemi vijuar kontratën me Ari Ibrahimovićin. Ai është zhvilluar shumë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë të parë. Josip Stanišić, Paul Ëanner, Johannes Schenk dhe tani Ari: janë të gjithë talentë që ne i kemi ushqyer në kampusin e Bayernit dhe prej të cilëve presim shumë.”
Djaloshi 17-vjeçar me origjinë shqiptare, pas nënshkrimit të kontratës, u shpreh:
“Jam shumë krenar dhe falënderues. Është një ëndërr e realizuar për mua. Mezi po pres hapat e ardhshëm te Bayerni.”