Bayern Munich merr fitore ndaj Koln, ruan pozitën e dytë

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Koln me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të të Bundesligës gjermane.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, por portierët ishin në vend.

Bavarezët rrezikuan pas minutës së 30-të me Raphael Guerreiron dhe Harry Kanen, por që të dy nuk arritën të shënonin.

Edhe në fund të pjesës së parë Kane dhe Tel ishin afër golit, por nuk ia dolën.

Tek në mesin e pjesës së dytë, Bayern Munich gjeti epërsinë me golin e shënuar nga Guerreiro për 1-0 në minutën e 65.

Krejt në kohën shtesë, bavarezët shënuan edhe njëëherë herë, kësaj radhe ishte Thomas Muller që dërgoi rezultatin në 2-0.

Deri në fund nuk kishe më gola të tjerë dhe Bayern Munich mori një fitore që i mban në pozitën e dytë me 63 pikë. /Telegrafi/


Shtuar 13.04.2024 17:53