Barcelona do provojë të shesë gjashtë yje në afatin veror që të rikthejë bilancin.
Gjiganti blaugranas ka borxhe në vlerë 1 miliardë euro dhe si rezultat nuk mund të shpenzojnë në verë.
Transferimet do jenë falas me Sergio Agueron dhe Eric Garcia, që zyrtarisht kanë nënshkruar me Barcelonën.
Gianluigi Donnarumma, Memphis Depay dhe Georginio Wijnaldum gjithashtu do transferohen për të përforcuar skuadrën.
Si rezultat i kësaj, Barcelona do shesë lojtarë për të rikthyer bilancin.
Sipas AS, Sergio Busquets, Antoine Griezmann, Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Sergi Roberto dhe Jordi Alba mund të shiten në verë.
Coutinho dhe Dembele pritej të largoheshin në verë, por të dy vendosin të qëndrojnë në “Camp Nou”.
Me shitjen e gjithë këtyre yjeve, atëherë Barcelona do fitojë me shumë se 150 milionë euro.