Kalvin Phillips nuk do t’i bashkohet Barcelonës së paku në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori anglez ishte i lidhur me një huazim në Kataluni, por Barcelona nuk mund të paguaj shumën e kërkuar nga Manchester City.
Kampioni në fuqi i Evropës po kërkon tetë milionë euro vetëm për huazimin e anglezit, shumë që po konsiderohet si shumë e lartë nga Barcelona.
Fabrizio Romano ka njoftuar se katalunasit kanë hequr dorë nga ideja për të nënshkruar me Phillips dhe tani po shikojnë të tjera objektiva.
Ndërkohë e ardhmja e lojtarit duket larg Cityt, por ai do të mbetet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
West Ham United dhe Newcastle United janë dy skuadrat favorite për të nënshkruar me lojtarin dhe që mund të përballojnë kërkesat e Cityt.
Tani i mbetet vet lojtarit të vendos për të ardhmen e tij, se cilën nga skuadrat e interesuara do ta pranojë. /Telegrafi/