Hamza diskuton me ambasadorin e BE-së, Dirk Schuebel, integrimin evropian dhe mirëqenien e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, u takua të hënën me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, palët ndanë qëndrimet e tyre për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe zbatimit të reformave të nevojshme.

Sipas njoftimit, diskutimi u përqendrua edhe te krijimi i kushteve për stabilitet dhe prosperitet për qytetarët e Kosovës.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, u takua sot me Kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ata shkëmbyen pikëpamje mbi nevojën për t’i dhënë përparësi integrimit të Kosovës në BE dhe reformave përkatëse, si dhe për të siguruar stabilitet dhe prosperitet për qytetarët e Kosovës. BE ka qenë partneri më i fuqishëm i Kosovës që nga viti 1999 dhe do të vazhdojë angazhimin me të gjithë aktorët politikë”, thuhet në njoftim.


grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet