MPB ndalon 18 shoferë për drejtim të pakujdesshëm, 17 prej tyre pa provim vozitjeje

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndaluar 18 shoferë në lokacione të ndryshme të vendit, të dyshuar për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, të parashikuar në nenin 297-a të Kodit Penal, njofton MPB Maqedoni.

Të lidhura

None found

Sipas policisë, 17 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes. Bëhet fjalë për M.R. (19), B.F. (24), Xh.S. (24), F.S. (33), A.L. (25), S.B. (25) dhe G.Gj. (34), të gjithë nga Shkupi; Sh.O. (31) nga fshati Haraçinë, rrethina e Shkupit; A.R. (25) nga fshati Batincë, rrethina e Shkupit; S.A. (33) nga fshati Studeniçan, rrethina e Shkupit; një 17-vjeçar nga fshati Stajkovc, rrethina e Shkupit; S.A. (19) nga Tetova; R.B. (32) nga Kumanova; A.B. (24) nga Kërçova; P.S. (38) nga Manastiri; një 15-vjeçar nga Probishtipi dhe P.Gj. (19) nga Velesi, i cili ka shkaktuar një aksident trafiku.

Policia ka privuar nga liria edhe O.V. (27) nga Makedonska Kamenica, pasi është konstatuar se e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. MPB bëri të ditur se, pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, do të dorëzohen kallëzime përkatëse penale.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit. MPB kërkon që të mos drejtohet automjet pa dhënë provimin e vozitjes, gjatë kohës kur është në fuqi masa e ndalimit të drejtimit, apo nën ndikimin e alkoolit, duke theksuar nevojën për kontribut të përbashkët në rritjen e sigurisë në trafik.


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibom