Pas disa ditësh pritje, ka ardhur momenti që Jules Kounde të jetë zyrtarisht lojtar i Barcelonës.
Së shpejti, klubi katalanas mund të llogarisë shërbimet e qendërmbrojtësit të ardhur nga Sevilla.
Sipas gazetarit Gerard Romero, La Liga i ka dhënë dritën jeshile Barçës për të regjistruar Kounde, ende pas shitur asnjë lojtar.
Francezi pritet të jetë në urdhërat e Xavi-t për herë të parë në ndeshjen ndaj Real Valladolid./albeu.com