Barcelona dëshiron të heqë qafe Memphis Depay sa më shpejtë të jetë e mundur.
Shtypi spanjoll flet për një largim të Depay që pritet të zyrtarizohet nga Barça të martën. Agjentët e holandezit mohojnë gjithçka pasi ende nuk ka një marrëveshje me klubin spanjoll për një pagesë që të shkëputet kontrata.
Nga ana tjetër, Juventus është duke e pritur sulmuesin holandez në Torino, ku ka gati një kontratë 2-vjeçare për të./ h.ll/albeu.com