Barcelona gati të ofrojë dy lojtarë për De Ligt

Juventusi ka nevojë për para dhe Matthijs De Ligt do të jetë i sakrifikuari. Klauzola e largimit të tij është 150 milion euro.

Gjithsesi mendohet se bardhezinjtë janë gati ta shesin për rreth 50 milion euro holandezin.

Të lidhura

None found

Chelsea dhe Tottenham janë dy klubet e lakuara për të marrë shërbimet e mbrojtësit, ndërkohë që edhe Barcelona mbetet në garë.

Problemi i katalanasve është që nuk ofrojnë dot para, por janë të gatshëm të japin dy lojtarë për shërbimet e De Ligt.

Clement Lenglet dhe Memphis Depay janë lojtarët që katalanasit janë të gatshëm t’i sakrifikojnë për të marrë qendërmbrojtësin e Juventusit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.12.2021 19:10