Barcelona bie në fushën e Real Sociedad

Një mbrëmje jo për Barcelonën, e cila pa Lamine Yamal, humbi 1-0 në fushën e Real Sociedad. Katalanasit filluan mirë, por goli i Robert Leëandoëski u anulua pas kontrollit të VAR-it. Skuadra e Flick nuk arrin të depërtojë dhe në minutën e 33-të pëson 1-0. Susic shërben për Sheraldo Becker, i cili kalon skuadrën e tij në avantazh.

Në pjesën e dytë Flick hodhi në fushë Dani Olmon për të rritur peshën sulmuese të ekipit të tij. Katalanasit u përpoqën të menaxhojnë topin si zakonisht, por rrezikuan shumë. Kubo shumë i frymëzuar dhe Becker humbet mundësinë e golit të dytë.

Në minutat e fundit të besuarit e Flick tentuan me topa të gjatë në zonë, në kërkim të 1-1, por nuk ia dolën dot.

Barcelona mbetet e mbërthyer në 33 pikë, me Real Madridin që mund të kthehet në -3 pas rikuperimit me Valencian. Pikë të rënda për Real Sociedad, që kalon në 18 pikë.


Shtuar 10.11.2024 23:20