Rama në Vlorë për hartën territoriale: Bashkitë do të bashkohen, reforma synohet të përfundojë në 2031

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Vlorë se është i bindur për zbatimin e hartës së re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Sipas Ramës, bashkimi i njësive vendore është i pashmangshëm, pasi mbështetet nga teoria botërore, historia e Shqipërisë dhe të dhënat numerike. Ai tha se ky proces duhet të përmbyllet në vitin 2031.

Të lidhura

None found

Gjatë takimeve me strukturat socialiste dhe banorët e Vlorës, kreu i qeverisë shpjegoi mënyrën se si pritet të funksionojë organizimi i ri territorial. Rama nënvizoi se reforma nuk synon shkrirjen e shërbimeve apo të qyteteve.

“Shërbimet që sot i kryejnë bashkitë e vogla, qytete do t’i kryejnë përsëri njësoj. Askush nuk do t’i marrë me vete shërbimet. Sot, bashkitë e vogla nuk kryejnë një pjesë të madhe të funksioneve të tyre, sepse nuk kanë mjaftueshëm burime njerëzore”, tha Rama gjatë takimit.

Në kuadër të Reformës Territoriale, gjatë së shtunës Rama zhvilloi takime edhe në Gjirokastër. Atje ai u prezantoi qytetarëve planin e ri të socialistëve, duke marrë Libohovën si shembull.

Takimi në Vlorë u shoqërua me një protestë jashtë Pallatit të Kulturës. Protestuesit drejtoheshin nga Baki Goxhaj, i njohur si udhëheqës i protestave pro Palestinës. Ai u shoqërua në polici së bashku me tre protestues të tjerë.


Shtuar 12.09.2026 23:05

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisvaycasinojojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibom