Arsenali ka marrë një tjetër fitore në Ligën Premier, ndonëse iu desh të vuante për të siguruar tri pikët ndaj Sunderlandit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt.
Të lidhura
None found
Londinezët triumfuan 0-2 në një përballje ku të dyja skuadrat krijuan mundësi të shumta për të shënuar.
Declan Rice dhe Gabriel patën raste të mira për Arsenalin, por asnjëri prej tyre nuk arriti t’i kthente në gola.
Edhe Sunderland iu afrua golit me Daniel Ballard, i cili pas një harkimi tentoi të shënonte nga afërsia, por nuk e konkretizoi rastin.
Vendasit patën më pas mundësinë ideale për të kaluar në epërsi, mirëpo Enzo le Fee gaboi nga pika e bardhë. Portieri David Rayan reagoi shkëlqyeshëm dhe ndali goditjen.
Vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 58-të, Bruno Guimaraes zhbllokoi takimin me një goditje spektakolare nga distanca.
Arsenali realizoi edhe me Jurrien Timber, por goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Në minutat shtesë, skuadra londineze fitoi një penallti dhe Bukayo Saka u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke vulosur rezultatin 0-2 në minutën e 90+7-të.
Pas katër javësh, Arsenali numëron 12 pikë, ndërsa Sunderland renditet në vendin e 14-të me katër pikë.
