Ballkani ka fituar 2-1 me Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që vendasit kaluan në epërsi në minutën e 22-të.
Youssef El Ghazoui ishte ai që shënoi për 1-0, duke e lënë Enea Koliçin pa gjasa për të reaguar.
Por, Ballkani u rikthye pas vetëm 20 minutash, kur shënoi për 1-1 me anë të Lindron Emerllahut, që realizoi nga penalltia.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë nuk kishte shumë nga dy ekipet, por që kampioni i elitës së futbollit kosovar shënoi golin e fitores.
Ilir Daja tenton që me disa zëvendësime të përmbyste rezultatin, derisa strategjia e tij funksionoi shumë mirë.
Bernard Karrica ishte heroi i Ballkanit, kur realizoi për 2-1 në minutën e 90+2-të, për t’i siguruar ekipit kosovar një fitore tejet të rëndësishme.
Ballkani do të luajë edhe ndeshjen e dytë, por tani si vendas, duke synuar që të mbyllë kalimin në rrethin tjetër kualifikues në Ligën e Kampionëve.