Ballkani ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore të fazës përgatitore që po e zhvillon në Turqi.
Ekipi therandas ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror në Sueperligën e Kosovës, ku do t’i zhvillojë disa ndeshje miqëosre.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u përball me ekipin kazak Surxon, duke luajtur baras pa gola 0-0.
Ndonëse ndeshje nuk prodhoi fitues, pati shumë raste të mira për gol në të dyja anët, por që mungoi konkretizimi i rasteve.
Përveç Ballkanit, edhe Drita e Prishtina gjithashtu janë vendosur në Turqi, ku edhe këto ekipe është paraparë që t’i zhvillojnë disa ndeshje miqësore në kuadër të fazës përgatitore.
Takimi i radhës për therandasit do të jetë ndaj gjigantit ukrainas Dinamo Kiev, sfidë kjo që pritet të zhvillohet më datë 26 janar. /Telegrafi/