Bajrami pranë largimit nga Empoli, agjenti i tij nis bisedimet me klubin e njohur

Fali Ramadani, agjenti i njohur i cili ka si klient edhe Nedim Bajramin, ishte dje në Firenze për të biseduar dhe negociuar rinovimin e teknikut të ekipit të Fiorentinës.

Por ai nuk u ndal vetëm këtu, pasi thuhet se ka diskutuar edhe për të ardhmen e fantazistit të Empolit dhe kombëtares shqiptare. Kartoni i Bajramit vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe trajneri Italiano e konsideron të dobishëm për formacionin e tij titullar.

Së shpejti priten negociatat me Empolin, ndoshta brenda pak ditësh./ h.ll/albeu.com

Shtuar 22.06.2022 09:39