Autoriteti shëndetësor pezullon një ndeshje të Seria A

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, ndeshja midis Atalantës dhe Torinos do të pezullohet për arsye të rasteve me Covid-19.

Autoriteti shëndetësor i Torinos nuk ka lejuar ekipin të udhëtojë në Bergamo për ndeshjen e vlefshme të Seria A pasi disa lojtarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Është caktuar karantinim i detyrueshëm në shtëpi për të gjithë ekipin e Torinos për pesë ditë duke filluar nga dita e sotme. Së shpejti pritet një deklaratë nga klubi por gjithashtu mbeten në rrezik edhe ndeshja e së dielës së ardhshme mes Torinos dhe Fiorentinës./ h.ll/albeu.com