Atletico i hap “rrugë” Realit për kreun, “ngec” ndaj Bilbaos (VIDEO)

“Los Colchoneros” nuk kanë shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Atletico Bilbaos në “Metropolitano” në kuadër të jëvës së pestë të La Ligas.

Pas një pjese të parë të “vakët”, Simeone u mundua të ndryshoi diçka në të dytën duke inkuadruar në lojë sulmuesit si Suarez, Felix apo blerja e verës, Cunha.

Asnjë nga këta nuk dha rezultat, madje portugezi si për të konfirmuar momentin e keq që po kalon ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 78’ të takimit duke e lënë skuadrën e tij më 10 lojtarë në fushë.

Nga ky moment vendasit u munduan më shumë mos pësonin se sa të shënonin, duke arritur të siguronin .

Ditë e nesërme Reali ka shansin e artë për të marrë kreun e klasifikimit edhe përballë ka një kundërshtar që ka bërë një nisje po aq të mirë sa “galaktikët”, Valencian. /abcnews.al/


Shtuar 18.09.2021 18:52