Atalanta nuk e diskuton Spezian, fitore me “5 yje” (VIDEO)

Atalanta ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Spezias në kuadër të javës së 13 të Serie A.

Në fakt ishin miqtë ata që zhbllokuan rezultatin në minutën e 11 me Nzola, por u duk se ky ishte thjesht një “ngacmim” për Atalantën e cila barazoi  me Pasalic në minutën e 18.

Teksa 45 minutat e para po shkonin drejt fundit, Zabata në të 38’ dhe sërish Pasalic në të 41’ do dërgonin skuadrën e tyre në pushim me rezultatin 3-1.

Pjesa e dytë nis me e qetë me Atalantën që administron rezultatin. I futur në minutën e 79’, Luis Muriel do të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 83 dhe i pesti do vinte në minutën e 89 me mesfushorin Malinovsky.

Spezia e nisi, e është pikërisht ajo që do ta mbyllë më gol këtë sfidë, pasi Nzola në minutën e 90+1 shënon të dytin për skuadrën, e po ashtu të dytin personal.

Në këtë sfidë titullar ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Djimshiti. Me këtë fitore Atalanta ngjitet në vendin e 4 me 25 pikë, ndërsa Spezia në vendin e 16 me 11 pikë. r.t/albeu.com


Shtuar 20.11.2021 17:00