Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor pranë kryqëzimit të Gocajve, përgjatë superstradës Lezhë–Shkodër. Paraprakisht, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar.
Nga përplasja e fortë janë plagosur dy drejtues automjetesh dhe një pasagjer. Të tre janë transportuar në spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

