Atalanta fitoi trofeun e parë evropian, duke mposhtur 3-0 Bayer Leverkusenin në finalen e Ligës së Evropës.
Golat për këtë finale i realizoi Ademola Lookman, duke realizuar het-trik (12’, 26’ dhe 75’).
Atalanata ishte padyshim ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.09, ndërsa Leverkusen u vlerësua me 6.67.
Lookman ishte padyshim lojtari i ndeshjes me het-trikun e tij, gjersa mori notën 9.8.
Berat Gjimshiti ishte solid me bashkëlojtarët e tij në mbrojtje, duke marrë vlerësimin 6.7, ndërsa Granit Xhaka mori 6.4.
Lojtari më i dobët i kësaj finale ishte Jonathan Tah, që u vlerësua me 6.1.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: