Armando Borja është kthyer në “idhullin” e ri të shumë tifozëve në Premier League. Paraqitjet e tij me skuadrën e Southampton kanë bërë që të gjithë të “dashurohen” me të.
Në ndeshjen e sotme që Broja nisi si titullarë kundër Evertonit, ishte një nga lojtarët me rrezik konstant për mbrojtësit kundërshtarë, ku sulmuesi kuqezi nuk përtonte të “vallëzonte” mes tyre.
Edhe në këtë ndeshje pavarësisht se nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës, përsëri 20-vjeçari shqiptarë ihste protagonist në aksionin e golit të parë të Southampton.
Në minutën e 82 trajneri vendos ta zëvendësojë, dhe në momentin që Broja po linte fushën e lojës, gjithë stadiumi është ngritur në këmbë duke duartrokitur “xhevahirin” e kombëtares tonë.
Një moment shumë i bukur ky për Brojën, i cili tashmë në sytë e gjithë spektatorëve është kthyer në një “hero”, nga i cili pritshmëritë vazhdojë dita ditës të rriten./ h.ll/albeu.com