Arbër Hoxha ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundur pasi sot ka festuar golin e dytë me fanellën e Dinamos së Zagrebit.
Sulmuesi i krahut i Kombëtares shqiptare, pasi golit të shënuar në ndeshjen e javës së parë ndaj Istras, bëri të njëjtën gjë edhe sot në javën e dytë në transfertën përballë Osijek.
Në minutën e 21-të të ndeshjes, pasi mori një pasim në qendër ai u shfaq rrufeshëm para portierit kundërshtar dhe i kaloi topin mes këmbëve këtij të fundit, për të barazuar rezultatin përkohësisht në 1-1.